Amir Abrashi

Sport

‘Pitbulli’ i Kombëtares, Amir Abrashi rinovon me Grasshopers

11 Dhjetor, 13:24| Përditesimi: 11 Dhjetor, 13:27

  • Share

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka rinovuar kontratën e tij me Grasshopers deri në vitin 2026. 34-vjeçari është një nga shtyllat e ekipit zviceran, që ka vendosur që të mbështetet te eksperienca e tij edhe për një sezon tjetër.

Abrashi është kapiten i skuadrës elitare të Zvicrës, ndërsa në këtë klub u kthye në vitin 2021. Për Grasshopperin luajti edhe nga viti 2010 deri në vitin 2015 para se të transferohej te Freiburg në Bundesligë.

“Grasshopperi do të thotë shumë për mua dhe jam krenar që vazhdoj të mbaj logon e klubit në gjoks. Do të bëj më të mirën dhe do të luftoj gjithmonë për klubin”, ka thënë Abrashi për faqen e klubit.

Drejtori sportiv, Stephan Schwarz, kishte fjalë zemre për mesfushorin shqiptar.

“Amiri nuk është një person i shkëlqyer vetëm në sport, por edhe për nga karakteri dhe është një figurë e rëndësishme identifikuese për Grasshopperin. Ai është një model dhe me përvojën dhe angazhimin e tij do të vazhdojë të jap shumë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Schwarz.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?