Receta

Pite e mbushur me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

11 Tetor 2023, 11:57| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 11:59

  • Share

Pite e mbushur me proshutë dhe djathë

Përbërësit:

400 ml dhallë

  • 500 gr miell
  • 1lç kripë
  • Pak sheqer
  • 1lç maja

Për mbushje:

  • 300 gr djathë
  • 150 gr proshutë FIX
  • 100 gr gjalpë

Përgatitja:

Tresim në ujë majanë, sheqerin, pak miell dhe e lemë të aktivizohet. Zëmë brumin më pas dhe e lemë të vijë për 40 minuta. Pasi brumi është gati e hapim në tryezën e punës, e lyejmë me gjalpë dhe e mbushim me proshutë dhe djathë të grirë të cilin e kemi përzier me copëza gjalpi. E mbledhim piten në formë boçeje dhe më pas e hapim me okllai, në fund e spërkasim me djathë sërish. E vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?