Receta

Pite me djath dhe vezë nga zonja Vjollca

4 Qershor 2021, 10:12| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 10:13

  • Share

Pite me djath dhe vezë

Përbërësit:

1 pako petë

350 gr djath të bardhë

3 vezë

1/2 gotë vaj

1 lugë çaj pluhur pjekës

1 gotë kos ose qumësht

pak kripë

1 vezë dhe 3 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë djathin dhe e vendosim atë me një tas ku do të shtojmë dhe 3 kokrra vezë, vaj dhe 1 lugë caj pluhur pjekës, kos ose qumësht, kripë të githë këto përbërës në tas I përziejmë mirë në një tas tjetër vendosim 1 gotë ujë dhe në të shtojmë 4 lugë gjelle vaj.

Lyejmë me vaj një tepsi drejtkëndëshe të thellë, vendosim në tepsi një petë të cilën e spërkasim me ujë dhe vaj. Vendosim dhe një petë tjetër mbi të duke I lënë anët e saj të varen nga anët e tavës dhe këtë petë e rrudhim ( pa e palosur) dhe e lyejmë me mbushjen e përgaittur dhe e vendosim në anë të tepsisë kështu vazhdojmë deri sat ë mbushet komplet tepsia. Me 2 petët e fundit mbulojmë tepsinë, trazojmë vezën me pak qumësht dhe e lyejmë në fund pasi kemi palosur anët, e spërkasim me susam dhe e pjekim në tmperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?