Pite me kungull dhe gjizë nga zonja Albana

20 Qershor 2022, 12:21| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 12:22

  • Share

Pite me kungull dhe gjizë

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 4 lgj gjizë
  • 1 gotë qumësht
  • 2 qepë të njoma
  • 2 vezë
  • 1 gotë miell
  • 1 lgj krem djathi
  • 1 tufë majdanoz
  • Turmerik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kungujt i grijmë në rende. Më pas në një tas  shtojmë qumësht, qepët e njoma, gjizë, vezët, miellin, kremin e djathit dhe erëzat me vajin. E shtrojmë në një tavë me letër alumini. Më pas e vendosim në furrë në 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?