Pite me kungull dimri/ Lakuriqi i shkodrës nga zonja Albana
Përbërësit:
- 1 kg tul kungulli
- 4 vezë
- 200 gr sheqer
- 200 ml qumësht
- 400 gr miell
- 1 lç pluhur pjekës
- 150 ml yndyrë
Përgatitja:
Fillimisht grijmë në rende kungullin e verdhë, e vendosim në një tas dhe nëse ka lëngje e kullojmë. Rrahim vezët me sheqerin, vajin dhe qumështin dhe më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Komento