Receta

Pite me mish pule nga zonja Albana

6 Tetor, 12:09| Përditesimi: 6 Tetor, 12:10

  • Share

Pite me mish pule

Përbërësit:

  • 500 gr mish pule
  • 2 gota kos (rreth 400 gr)
  • 1/2 gotë vaj ulliri
  • 4 vezë
  • 1 qepë
  • 1 gotë e gjysmë miell (rreth 200 gr)
  • 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • 100 gr kaçkavall i grirë
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Në një tas të madh rrahim vezët me kosin dhe vajin. Shtojmë miellin gradualisht dhe e përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Shtojmë mishin e pulës, që e kemi zjerë më parë, copëtuar dhe kaurdisur së bashku me qepën. Shtojmë djathin e bardhë, djathin kaçkavall dhe erëzat. E përziejmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë të lyer me vaj ose të mbuluar me letër pjekjeje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?