Pite me mish pule
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 2 gota kos (rreth 400 gr)
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 4 vezë
- 1 qepë
- 1 gotë e gjysmë miell (rreth 200 gr)
- 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- 100 gr kaçkavall i grirë
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Në një tas të madh rrahim vezët me kosin dhe vajin. Shtojmë miellin gradualisht dhe e përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Shtojmë mishin e pulës, që e kemi zjerë më parë, copëtuar dhe kaurdisur së bashku me qepën. Shtojmë djathin e bardhë, djathin kaçkavall dhe erëzat. E përziejmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë të lyer me vaj ose të mbuluar me letër pjekjeje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Komente
