Receta

Pite me panxhar të kuq nga zonja Albana

1 Korrik, 11:59| Përditesimi: 1 Korrik, 12:00

  • Share

Pite me panxhar të kuq

Përbërësit:

  • 1 panxhar mesatar
  • 2 gota miell gruri integral
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji kumin (opsionale)
  • 1 lugë vaj ose gjalpë

Përgatitja:

Grijmë imët ose bëjmë pure panxharin e qëruar. Në një enë të thellë përziejmë miellin, kripën, kuminin dhe vajin. Shtojmë panxharin dhe e përziejmë me dorë. Shtojmë pak ujë vetëm nëse brumi është i thatë, pasi brumi duhet të jetë i butë dhe i lëmuar. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 15–20 minuta. Më pas e ndajmë në toptha dhe e hapim me petës. E pjekim në tigan të nxehtë nga të dyja anët derisa të skuqet lehtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?