Pite me qepë të njoma dhe kopër në tavë
Përbërësit:
- 6 qepë të njoma
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 1 filxhan kafeje miell
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 2 filxhanë kafeje qumësht
- 1 majë lugë piper i zi
- 4 vezë
- 300 gr djathë i bardhë
- 2-3 degë kopër, majdanoz dhe nenexhik
- 6 qepë të njoma
- ½ lugë çaji kripë
Përgatitja:
Presim qepët e njoma dhe i kaurdisim në vaj ulliri për 10 minuta. Në një enë tjetër përziejmë miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë qumështin, piperin e zi, vezët e rrahura mirë dhe djathin e thërrmuar. Përziejmë masën, shtojmë barishtet (kopër, nenexhik, majdanoz) dhe qepët e njoma. Provojmë shijen për kripë dhe përziejmë gjithçka mirë. Hedhim përzierjen në tavë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 160°C për 1 orë.
Komento
Komente
