Pite me salcë kosi dhe kërnacka
Përbërësit:
Për piten:
- 160 ml qumësht
- 80 ml ujë
- 320 gr miell
- 2 ls vaj ulliri
- 2 lç maja e thatë
- 1 lç kripë
- 1 ls vaj vegjetal
- Kripë
Për salcën:
- 250 gr salcë kosi
- 1 kastravec
- 3 thelpinj hudhër
- 1 ls lëng limoni
- 1 ls uthull e bardhë
- Kripë, piper i kuq i ëmbël
- Qepë e thatë
- Kërnacka FIX
Përgatitja:
Në një tas shtojmë qumështin dhe ujin e vakët, vajin e ullirit, majanë e thatë, kripën, dhe i lëmë të aktivizohen për 5 minuta, shtojmë miellin dhe zëmë brumin. Brumin e lëmë të vijë pak të qetësohet për gjysëm ore, dhe e lëmë të qetësohet me një qese membranë.
Brumin e presim në kuleçë të vegjël e hapim sa masa e pëllëmbës dhe e skuqim në pak vaj.
Për salcën e pites, shtojmë salcën e kosit një kastravec të grirë në rende dhe e shtrydhim që t’i heqim lëngun e tepërt. Shtojmë thelpitë e hudhrës që kemi grirë, uthullën e bardhë, lëngun e limonit duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të kuq të ëmbël.