Pite e kosovës me spinaq
Përbërësit:
- 4 fç miell
- 1 e ½ fç ujë i vakët
- ½ ls kripë
- 1 ls vaj
- ½ ls uthull
- 1 tufë spinaq
- 1 tufë qepë të njoma
- 1 gotë kos
- 2 lgj mazë (ajkë kosi)
- 2 vezë
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin me miell, ujë të vakët, kripë, pak vaj dhe uthull. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta dhe më pas e ndajmë në kuleçë të vegjël. Kuleçët më pas i hapim në rrethore (me diametër të vogjël), të cilat i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer më pak yndyrë. Hapim një petë të madhe me 5-6 kuleçë dhe e shtrojmë në një tavë.
Të gjithë përbërësit e mbushjes i trazojmë mirë në një tas; spinaqin e grirë mesatarisht, qepët e njoma të grira shumë imët, vezët, kosin, mazën dhe kripën. E vendosim mbushjen në tavë dhe më pas vendosim petën tjetër të cilën e hapim njësoj si peta e parë me kuleçë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta.