Pite në tigan me qepë të njoma
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 80 ml ujë të ftohtë
- 150 ml ujë të vakët
- 4 qepë të njoma
- 1 vezë
- 1 ls kurkuma
- Kripë
Përgatitja:
Presim bishtat e qepëve hollë. Miellin e shtojmë në një tas me ujë të ftohtë, vezë, kripë. Shtojmë qepët e njoma dhe më pas ujin e ngrohtë. E punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në kuleçë, të cilat i lemë të pushojnë për pak minuta. I hapim më pas kuleçët sa përmasa e dorës, bëjmë një prerje nga mesi-poshtë dhe i mbledhim përsëri në formë rrumbullake dhe në fund i japim formën e piteve të sheshuara. Më pak gjalpë ose vaj i skuqim pitet dhe i servirim të ngrohta.