Pite pa petë me kungull të njomë, vezë dhe qumësht
Përbërësit:
- 2 kunguj të njomë
- 3 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë miell
- 100 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- Kripë, piper i zi
- Pak vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Qërojmë dhe grijmë kungullin në rende të trashë. Shtojmë pak kripë dhe e lëmë të kullojë për 10–15 minuta. Më pas e shtrydhim mirë për të hequr ujin e tepërt. Në një enë rrahim vezët me qumështin. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës, i përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë kungullin e shtrydhur, djathin, pak piper të zi dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Lyejmë një tavë mesatare me pak vaj ose gjalpë, hedhim masën në tavë dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të jetë e pjekur brenda.
Komente
