Pite pa vaj me fara chia
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 300 ml ujë i vakët
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë buke ose pluhur pjekës
- 2–3 lugë gjelle fara chia
Përgatitja:
Përziejmë farat chia me 3 lugë gjelle ujë dhe i lëmë 10 minuta të fryhen (bëhen si xhel). Ndërkohë përziejmë miellin me kripën dhe sodën. Shtojmë ujin dhe masën me chia. E punojmë derisa të krijohet një brumë i butë, të cilin e lëmë të pushojë 10–15 minuta. Më pas ndajmë brumin në toptha të vegjël. Hollojmë petët një nga një. Nëse dëshirojmë mund t'i spërkatim sipër me pak fara chia shtesë para se t’i vendosim në tepsi. Pitet i pjekim në furrë në temperaturën 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Komente
