Pite pa vaj me rozmarinë
Përbërësit:
1 lc maja të thatë ose aktive
1 lgj sheqer
1 lgj kripë
200 ml qumësht të vakët
2 gota e gjysmë miell
1 lç turmerik
Rozmarinë
Përgatitja:
Majanë e vendosim me qumësht, sheqer dhe pak miell dhe e lemë të aktivizohet.
Në një tas vendosim miellin, kripën, turmerikun, rozmarinën dhe qumështin e vakët. E punojmë mirë dhe më pas e lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta.
Pasi brumi të ketë ardhur e ndajmë në kuleçë, të cilat i hapim pak dhe i vendosim të piqen pa yndyrë në nje tigan që nuk ngjit.