PITE QE NUK THITHIN VAJ
Përbërësit:
500 gr miell
½ lugë kafe kripë
½ lugë kafe sheqer
1 lugë gjelle vaj vegjetal
½ lugë kafe sodë buke
½ lugë kafe fryrës
2 vezë
Ujë të vakët
Fara susami të pjekura
Gjalpë për lyerjen e tiganit
Për servirje:
Bishta qepe të njomë
Salcë e ëmbël speci
Salcë spec i kuq
Djathë / Reçel
Përgatitja:
Përziejmë miellin me ujë të vakët, hedhim vezën, sheqerin, kripën, sodën-fryrësin.
E zëmë brumin dhe e lëmë të vij duke e mbuluar me një peceë 1 orë. Më pas e hapim në një trashësi më të hollë sa mesatarja. E lyejmë me vezë, duke e kthyer nga ana tjetër për tu skuqur. Skuqja bëhet në tigan me pak gjalp.