Receta

Pite të buta me gjalpë nga zonja Albana

22 Shtator, 11:40| Përditesimi: 22 Shtator, 11:41

  • Share

Pite me gjalpë

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 200 ml ujë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 150 gr gjalpë i shkrirë (për lyerje)

Përgatitja:

Në një tas të madh hedhim miellin, qumështin, ujin, vajin, kripën dhe pluhurin pjekës. I përziejmë dhe zëmë brumin derisa të krijohet një masë e butë që nuk ngjitet në duar. Spërkatim me miell tavolinën e punës, vendosim brumin dhe e ndajmë në 8 pjesë të barabarta. Mbulojmë topthat e formuar me qese kuzhine dhe i lëmë në frigorifer për 30 minuta. Pas pushimit, marrim një topth dhe e hapim lehtë me okllai, mjaftueshëm që të përshtatet në një tigan 28 cm. Lyejmë një pjatë me gjalpë, vendosim pitën e hapur dhe e lyejmë edhe sipër. Nxehim një tigan të thatë (pa vaj shtesë), vendosim piten dhe e pjekim derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët.

Këshilla nga Albana: Mos e tepro me gjalpë në brumë, ai përdoret kryesisht për lyerje ndërmjet palosjeve. Pitet ruhen mirë edhe për një ditë, thjesht ngrohi lehtë para servirjes.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?