Pite të buta me perime nga zonja Albana

17 Mars 2022, 11:11| Përditesimi: 17 Mars 2022, 11:12

  • Share

Pite të buta me perime

Përbërësit:

1 e ½ gotë ujë

1 e ½ gotë qumësht

1 lgj maja e thatë

2 vezë

2 lgj vaj

3 gota miell

Pak kripë

Pak sheqer

Perime të ndryshme

Djathë të grirë

Përgatitja:

Në nje tas vendosim ujin, qumështin, kripën, sheqerin, vezët dhe vajin. I përziejmë mirë, më pas shtojmë 2 gota miell në fillim dhe më pas gotën tjetër. E mbulojmë me një membranë dhe e lemë brumin të pushojë.

Më pas shtojmë pak majdanoz të grirë, speca me ngjyra të ndryshme, bishta qepësh të njoma dhe pak djathë të grirë. E përziejmë mirë derisa masa të mpikset.

Lyejmë një tigan që nuk ngjt me pak gjalpë dhe vendosim pjesë-pjesë masën e brumit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?