Pite të mbushura me djathë dhe proshutë
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 1 ls vaj ulliri
- 1 ls uthull
- 230 ml ujë afërsisht
Për mbushjen:
- 400 gr djathë i grirë i butë
- 400 gr proshutë
- 1 vezë për person
Përgatitja:
Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e lemë të pushojë për disa minuta. Më pas e hapim brumin në formë rrumbullake dhe i japim me duar një formë të stërzgjatur dhe me pirun i bëjmë disa vrima. Bëjmë mbushjen e piteve, shtresën e parë me proshutë, të dytën me djathë të grirë dhe në fund hedhim një kokërr vezë. I vendosim pitet në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Komento