Receta

Pite të mbushura me patate nga zonja Albana

14 Korrik, 11:54| Përditesimi: 14 Korrik, 11:57

  • Share

Pite të mbushura me patate

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 250 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lugë gjelle vaj për brumin
  • Vaj për lyerjen e piteve

Për mbushjen:

  • 4-5 patate mesatare
  • 1 qepë e vogël (opsionale)
  • 1 lgj vaj ose gjalpë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një enë të madhe përziejmë miellin me kripën. Shtojmë ujin ngadalë duke e përzier derisa të formohet një brumë i butë dhe jo ngjitës. E lëmë të pushojë për 30 minuta, mbuluar me një pecetë kuzhine. Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël. I vendosim të ziejnë në ujë me kripë derisa të zbuten (rreth 15-20 minuta). Më pas i kullojmë dhe i shtypim si për pure. Nëse dëshirojmë më shumë shije, kaurdisim një qepë të grirë imët dhe e shtojmë te pureja. Shtojmë pak vaj ose gjalpë, kripë dhe piper sipas shijes. Ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe hollojmë secilin në formë rrethore. Vendosim një lugë nga mbushja me patate në mes dhe i mbyllim si petë ose palosim në formë gjysmërreth ose katrore. I shtypim lehtë me dorë për t'i holluar, i lyejmë lehtë me vaj nga të dyja anët dhe i pjekim në tigan derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të fryhen pak.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?