Receta

Pite të shpejta nga zonja Albana

21 Shkurt, 11:32| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:34

  • Share

Pite të shpejta

Përbërësit:

  • 1 gotë ujë të vluar
  • 1 gotë miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lgj vaj ulliri ose gjalpë

Përgatitja:

Në një tas të madh hedhim miellin e misrit dhe kripën. Shtojmë ujin e vluar dalëngadalë, duke e përzier vazhdimisht me një lugë druri. Më pas shtojmë miellin e grurit dhe fillojmë të punojmë brumin derisa të lidhet mirë. Nëse është shumë i butë, shtojmë pak më shumë miell gruri. E lëmë brumin të pushojë për 5-10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak e ndajmë brumin në toptha dhe e hapim në forma të rrumbullakëta, me trashësi rreth 1 cm. Në një tigan të nxehur mirë, hedhim pak vaj ose gjalpë dhe pjekim pitet nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të jenë të gatuara mirë brenda (rreth 2-3 minuta për çdo anë).

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?