Pite tigani të mbushura me spinaq nga zonja Albana

10 Nëntor 2022, 11:06| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 11:15

  • Share

Pite tigani të mbushura me spinaq

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 lç sodë
  • 1 lç kripë
  • 200 ml ujë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 300 gr spinaq
  • 100 gr djathë

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, sodë buke, pak kripë dhe ujë. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim spinaqin me pak vaj ulliri. Pasi të ulet vëllimi shtojmë kripën dhe e lemë të ftohet.

Brumin e ndajmë në 2 topa, të cilat i hapim në dy peta. Hapim petën e parë në tryezën e punës, shtojmë mbushjen dhe djathin dhe sipër vendosim petën tjetër. Shtypim pjesët anësore dhe piten e mbushur e vendosim në një tigan të madh lyer me vaj dhe e pjekim nga të dyja anët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?