Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri në 5 minuta
Përbërësit:
200 gr spinaq
150 gr çikore
700 gr kos
1 lgj kripë
1 lgj fryrës
100 ml vaj
3 vezë
300 gr djathë i butë
2 gota miell misri
1 tufë koper
Bishta qepësh
Fara të ndryshme
Vezë për lyerjen e sipërfaqes
Përgatitja:
Në një tas vendosim jeshillëqet e pastruara. Shtojmë kripë, piper, vezë, kos, vaj. I përziejmë të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit. Djathin e bardhë e shtypim më një pirun dhe e shtojmë së bashku me bimë aromatike sipas preferencës. Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë masën, e nivelojmë mirë dhe më pas e lyejmë me një vezë të trazuar me pak vaj. E spërkasim me fara të ndryshme dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.