Një piton i madh, i verdhë, i cili doli nga ekspozita e tij në akuariumin e Kopshtit Zoologjik Blue në Louisiana të hënën në mbrëmje, alarmoi autoritet vendase.
Qendrat tregtare, shtëpia e më shumë se 140 dyqaneve, u mbyll të martën në mëngjes pasi gjarpri i quajtur Cara u shpall i zhdukur.
Stafi i Blue Zoo u përpoq që të qetësonte stafin e qendrës tregtare, me besimin se pitoni 12 metra i gjatë ishte fshehur diku dhe se do të gjendej shpejt.
Gjurmues dhe ekspertë të shumtë të gjarprit u sollën për të ndihmuar në kërkimin e Pitonit pasi Policia e Baton Rouge dhe zjarrfikësit nuk e gjetën atë edhe pse kaluan disa orë në kërkim.
Pas shumë orësh kërkimesh, pitoni u gjet ditën e sotme, në një dyqan dhe sipas stafit të kopshtit zoologjik, ajo ishte e sigurt dhe e shëndetshme.
Pitonët burmanë janë gjarpërinj jovenomozë që vrasin gjahun si gjitarët, zogjtë dhe zvarranikët duke i shtrënguar, por ata kanë një rrezik të ulët të sulmojnë njerëzit.
Cara është një piton i paraqitur në shfaqje akuariumi për fëmijë. Ajo u arratis nga kafazi i saj me forcë, duke thyer një cep të kafazit.