Bota

Pittsburgh, ‘Shell’ kërcënon punonjësit: Ose në mitingun e Trump, ose nuk do paguheni

19 Gusht 2019, 09:18| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 10:01

  • Share

Sipas gazetës ‘Pittsburgh Post’, punëtorët në një impiant të ‘Shell’ në Pensilvani, u detyruan të marrin pjesë në një miting të Donald Donald "pa protestuar kundër presidentit" nëse do të donin të merrnin pagën për atë ditë.

Administrata e impianit u kujdes të shpjegonte se pjesëmarrja në mitingun e presidentit amerikan "nuk ishte e detyrueshme", por punëtorët e kërcënuar me mospagesën e ditës së punës, u shfaqën në vendin e grumbullimit që orën 7 të mëngjesit dhe u detyruan të prisnin me orë të tëra ardhjen e Trump.

Menaxherët e ‘Shell’ gjithashtu urdhëruan punonjësit të mos protestojnin gjatë mitingut. Asnjë ulërimë, bërtitje, protestë apo ndonjë formë e rezistencës nuk do të tolerohej dhe aktivistëve anti Trump do tju hiqej dita e punës.

Impianti i ‘Shell’ është një kompleks prej 6 miliardë dollarësh që përpunon etan, prodhon etilen dhe punëson mijëra njerëz.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?