Kultura

'Piu raki nga speci dhe jo me gotë, si u habit italiani', rrëfimi i rrallë dhe me humor i Dritëro Agollit

4 Korrik 2021, 16:06| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 16:26

  • Share

Rrëfimet që i madhi Dritëro Agolli la pas, janë sa sharmante aq dhe të rralla. Mjeshtërisht përmes gjuhës së shkrimtarit më dialektit fin e humor, Agolli ndërtoi një figurë komplekse, midis intelektualit të letrave dhe njeriut dinamik. Një nga rrëfimet plot humor është ai kur Agolli tregon se si piu rakinë jo me gotë por me speca, bashkë me mikun e tij italian.

Kur bëhej përvjetori i Batalionit në Kolos nuk kish gota. Unë kisha një shkrimtar Italian në kohën e socializmit. Mirëpo në tavolinën tonë tepronin gotat mesa duket dhe unë I thash Mario prit se do ta rregullojmë. Kisha speca të mëdha dhe ja preva bishtin, i hoqa farat dhe e mbusha me raki. Po pse më tha? I thash të shijon më mirë.

Vajza e tij, Elona Agolli ka shpërndarë një intervistë shkrimtarit me gazetarin Andrea Danglli, pak muaj para se të ndahej nga jeta. Sikurse e përshkruan e bija, ishte një intervistë e dhënë pas një natë të mundimshme me problemet e frymëmarrjes. Ndër të tjera Agolli ka treguar se asnjë lum në botë nuk gurgullonte si lumi Devoll ku ai lahej fëmijë. 

Laheshim në lumin Devoll. Dëgjonim këngën e bilbilava. Unë kam qenë në shumë vende në botë, dhe të gjitha kishin lumenj. Kur shikoja ato lumenj unë dëgjoja vetëm gurgullomën e lumit Devoll. Bashkoheshin zhurmat. Pastaj mori rrugë tjetër jeta ime.

Faleminderit Andrea Danglli, mik dhe poet i pagëzuar nga Dritëroi … U çmalla këtë mëngjes me babin , me këtë intervistë që siç edhe më ke shkruar , e dha me mjaft vështirësi , pas një nate të mundimshme me problemet e frymëmarrjes , thuajse 5 vjet më parë…”, shkruan Elona Agolli.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?