New York Times ka zbuluar sot detaje të tjera gazetave mbi deklaratat e taksave të presidentit amerikan. Dje gazeta bëri publike faktin se Donald Trump për dhjetë vjet, nga 15 vitet e fundit, nuk do të kishte paguar asnjë taksë dhe kishte paguar vetëm 750 dollarë detyrime tatimore në 2016 kur ai kandidoi për Shtëpinë e Bardhë.
Sot, Times zbuloi se Trump në 11 vjet falë pjesëmarrjes në reality show ‘The Apprentice’, ai fitoi 427 milionë dollarë, një pasuri që presidenti e arkëtoi në momentin e duhur, pas një serie investimesh të falimentuara dhe teksa ishte plot borxhe. Por Trump në ekran atë kohë përfaqësonte suksesin, fuqinë dhe paratë. Programi ‘e pikturoi’ atë si një miliarder në krye të botës. Emri i tij spikati në aeroplanë, rrokaqiejt, shishet e ujit, kazino.
Po ku shkuan gjithë ato para që ai fitoi? Gazeta thotë se ato shkuan në biznese të falimentuara, duke përfshirë fushat e tij të golfit. Në tre vjet Trump ka investuar 144,000 $ për të menaxhuar strukturën e tij Turnberry në Skoci. Ai kurrë nuk i mori të rikthyera ato para teksa çdo vit kampi del vetëm me humbje.