Sali Berisha

Pjesa e dytë/ Spartak Braho: Ju tregoj pseudonimin serb të Sali Berishës, si agjent i UDB-së

9 Mars 2019, 08:48| Përditesimi: 9 Mars 2019, 18:02

  • Share

Publikohet pjesa e dytë e intervistës me Spartak Brahon për raportin e operativit të Sigurimit, Ali Anadolli mbi rekrutimin e Sali Berishës nga UDB-ja. Në pjesën e parë (lexo ketu) Braho ngriti akuza mjaft të rëndë në drejtim të Berishës, të cilat vijojnë edhe në intervistën e ditës së sotme në gazetën Dita. 

Zbulohet pseudonimi serb i Sali Berishës, si agjent i UDB-së. Në këtë pjesë të intervistës me ish-deputetin Braho jepen të dhëna të reja dhe detaje të panjohura nga veprimtaria agjenturore e Berishës, sipas dorëshkrimit të ish-punonjësit të sigurimit të shtetit Ali Anadolli. UDB-ja nisi përpunimin e Berishës në Francë dhe në 30 nëntor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin 'Bisturia'. Me këtë emër gjendet në arkivat e UBD-së dosja personale e Berishës, sipas Brahos.

Nga Xhevdet Shehu -DITA/ PJESA E DYTE
– Zoti Braho, pjesa e parë e intervistës me ju ditën e djeshme, ka pasur një jehonë të madhe, jo se këto gjëra nuk janë diskutuar ndonjëherë në shtyp, por sepse ju jepnit një dëshmi në dorë të parë. Me sa kam kuptuar nga reagimet, interesimi ka lidhje me dëshminë që ju sillnit nga dorëshkrimi i operativit të ish-Sigurimit të Shtetit Ali Anadolli, i cili e ka rekrutuar zotin Berisha si agjent në vitin 1967, me pseudonimin “Penicilina”. Keni të dhëna të tjera nga shënimit apo dëshmitë e këtij operativi?

– Më vjen mirë për interesimin që ka ngjallur kjo intervistë. Edhe mua nuk më ka pushuar telefoni dje gjatë gjithë ditës. Lexues, të njohur e të panjohur të DITA-s, kërkonin se çfarë do të sjellim në pjesën e dytë të kësaj interviste…

– E pra, çfarë ka mbetur ende pa thënë nga shënimet e operativit Ali Anadolli?

– Janë shumë gjëra. Ju duhet t’i kushtonit disa numra gazete asaj dosje, por kjo është thuajse e pamundur. Dëshmitë e Ali Anadollit, një punonjës i respektuar dhe i besueshëm i ish-Sigurimit të Shtetit,  tashmë duhet të jenë objekt i Prokurorisë. Megjithatë, për kuriozitetin tuaj dhe të lexuesve të nderuar të gazetës DITA, unë po ju tregoj ca gjëra më shumë.

Nga operacionet e Sigurimit të Shtetit është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e Rexhepit dhe prej 700 faqesh e Milicës, dosje këto që ndodhen në arkivin e SHISH. Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997-n. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së. Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare “ Koha Ditore” në vitet 97-98.

– Zoti Braho, le të kthehemi edhe njëherë para viteve ’90, në kohën kur Sali Berisha ka qenë mjek. A ka hije dyshimi në veprimtarinë e mjekut Berisha, i cili arriti të bëhej një nga mjekët më të besuar të udhëheqjes politike të asaj kohe? Të mos harrojmë se ai ishte mjek personali Hysni Kapos…

– Po. Kjo është e vërtetë. Dhe është shumë e çuditshme se si ai arriti të bëhej mjek i Hysni Kapos. Ai donte të shkonte deri tek Enveri, por sikurse e ka deklaruar vetë Nexhmije Hoxha, ajo ka penguar hyrjen e Sali Berishës në ekipin e mjekëve që kujdeseshin për Enverin. Gjithsesi ai arriti të hynte në familjen e Njëshit të asaj kohe, sikurse e keni parë kur ka dalë në fotografitë që janë botuar tashmë në liqenin e Pogradecit, ku Saliu dhe Liria janë bashkë me Sokolin dhe Liljanën. Nejse, kjo është tjetër punë.

Në rrethanat që ndodhej, për të arritur pikësynimet e tij, kuptoi se e vetmja rrugë ishte puna këmbëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga Partia dhe bashkëpunimi me organet e Sigurimit. Sa e sa herë, Sali Berisha ka përgatitur ambientet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri operacionet e brendshme që kryente Sigurimi i Shtetit, duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast, kur një djalë kosovar i shtruar në spital, që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishin vuajtur në burgjet e Goli Otokut, u bënë veprime operative për të zbuluar dhe identifikuar personalitetin e tij, me anë të Sali Berishës. Ky e “identifikoi”  dhe e etiketoi atë si serb ! Kur ai djalë do t’i dorëzohej autoriteteve jugosllave në kufi, para se të arrinte atje, u hodh nga një urë dhe theu këmbë e brinjë, vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

– Le të vazhdojmë më tej, sipas dëshmive të Ali Anadollit. Çfarë gjërash të tjera interesante mund të na thoni?

– Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha, gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo hë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitet 1991 – 1992 në Shqipëri u dyndën serbë të Kosovës që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që, duke u hequr si kosovarë dhe na bashkëpunim me agjentët serbë në Tiranë, të kryenin veprime për të ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt, deri në një farë mase, UDB ja arriti qëllimit me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë, Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë kontakt me disa prej tyre.

Duke lexuar këto dëshmi, unë juam tronditur jashtëzakonisht. Prandaj dhe them publikisht se sado që të flasë për ndershmëri, Sali Berisha e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në ’97 –n por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtme.

Me këto ngarkesa në biografi, Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte përpara duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke e rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën Rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin që ishte mjeku i Hysni Kapos, arriti t’a zëvendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapua, filloi t’i thoshte djalit të tij, Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si mjek të familjes. Këtë bisedë Besniku ja thotë Dines dhe pas kësaj, Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Gjatë kësaj kohe, Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe, më vonë, edhe me kurse specializimi 6 e 12 mujore.

Duke ditur edhe lidhjet e mësipërme, UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. “Bisturia” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB –së.

Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit ) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB – së : Një kanal kalon nga fshati Viçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa jë kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.

– E, me gjithë këto që thoni, Sali Berisha e mori pushtetin në vitin 1992. A vazhdoi veprimtaria e tij e mëtejshme në shërbim të agjenturave të huaja?

– Pse, ju keni dyshim për këtë, paskeni marrë vesh gjithë fatkeqësitë që i kanë ndodhur Shqipërisë gjatë pushtetit të tij. Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ). Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhtoi.

Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë (Gazideden ) të krijojnte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbërritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

– Këto janë fakte të pohuara edhe nga të tjerë. Po sa të vërteta janë ato? A do të dëshironit të përballeshit me Sali Berishën në gjyq për këto fakte?

– Pa asnjë dyshim. Ju mund të mos më besoni mua kur them se Berisha është një superagjent dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm të këtij vendi. Atëherë besoni atë që thonë amerikanët. E tha disa ditë më parë një agjent i FBI-së. Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini duke komentuar protestën e opozitës në vendin tonë, nëpërmjet një postimi në Tëitter e cilësoi këtë protestë si të ndikuar nga rusët, duke akuzuar për këtë drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha. “Në Shqipëri po zhvillohen protesta, të thirrura nga Sali Berisha, i cili është nën ndikimin e rusëve. Ai dhe familja e tij e kanë humbur pushtetin. Nëse Sali Berisha merr pushtetin, Putin do arrijë të depërtojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo i hap rrugë Putin të ketë qasje mikpritëse në portin e Adriatikut”, shkruan Rossini. Çfarë doni më tepër?

-Rosini është amerikan dhe mbase di më shumë se ne. Por lexuesit tanë duan fakte konkrete të veprimtarisë së mbrapshtë të Berishës. Mund të na tregoni ndonjë gjë më shumë zoti Braho?

– Po. Keni të drejtë. Si ish-kryetar iKomisionit parlamentartë Sigurisë Kombëtare kam fakte dhekam krijuar bindjen se UDB-ja përgatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD (Pjetër Arbnori, Ali Spahia, , Ali Kazazi ), Arben Brocin. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë : “ Zef, pse ma bëre këtë ?”

Por ka edhe fakte të tjera që do t’i themi më vonë. Berisha, për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek dhe vendeve arabe duke bërë për këtë çdo lëshim. Është një ish-punonjës në Shtëpinë me gjethe që ka përgjuar bisedat e Saliut me urdhërdhënësit e tij të shërbimeve sekrete jashtë shtetit. Janë dëshmi të tmerrshme. Pavarësisht se shumë shqiptarë mund t’i marrin lehtësisht me mend pasi kanë përjetuar gjëmat e këtij njeriu. Le ta ndërpresim sot këtu këtë bisedë.

Komento

Komente

  • xxx: 23/07/2023 22:39

    E kam njohur Saliun para 40 vjetesh.Shoqeronte Hysni Kapon ne Tropoje dhe me ka lene pershtypjen me te keqe.Kut Hysniu e urdheroj qe te shtronte ne spitali e udheheqjes nje person shume i nderuar,Saliu i tha siurdheron dhe jashte prezences e beri per dy leke kuadrin e fshatit.Kur u kthye nga spitali me foli gjithe te zezat per Saliun,per trajtimin e keq .Ky fshatar me tha :Nuk i ka ngjare fare te vllajt..te cilin mu dha rasti ta njoh dhe sot,megjithese ka vdekur,ruaj respekt per te. Eshte folur per i Berishen si B_punetor i sigurimin vazhdimisht duke i permendur edhe pseudonimet si penicilina apo Bisturia e UDB. Z Braho ,te jap spjegime se pse nuk eshte vene para pergjegjesise , pse nuk thirret dhe te japi interviste Ali Anadolli, te ballafaqohet,apo presin qe te vdesin ata qe kane dijeni direkte.PerTe gjitha ato qe thote z.Braho,duhet qe Saliu ta padisi ne SPAK ose SPAKU te filloje hetimin per Sali Berishen.

    Përgjigju
  • Bravo: 09/07/2023 10:31

    Braho i di sepse ky vet ka pre e ka gri në kohen e ati qoft largëtit…!, dhe normal që edhe vet pra është zog i Milladinit dhe Mugošes

    Përgjigju
  • Lindita Cazimi: 09/09/2022 19:38

    Po ju zoti Braho ? Nuk keni qene e Sigurimit Shtetit. Djemte e tu kane qene pjese e klaneve kriminale .Ka thene mire Fishta Shqiperi te kam dh....nuk te kuptova asnjehere.Te ben moral I pamoralshmi

    Përgjigju
    • kliti: 11/03/2023 19:23

      nuk e ka thene fishta o gjeni ....Konica...

  • Mala: 08/08/2022 14:21

    PO kkjo dihet e njih et qe kur e kur,UDB-ja e anetaresoi "sheqer Nana", e ema e Lirise(Sllobodanka) bashkeshortja e Salos.

    Përgjigju
  • Nica: 07/08/2022 09:52

    Malok veriu ,Malok jugu,fshatar veriu ,fshatar jugu,Zotni veriu,Zoteri jugu o delle.

    Përgjigju
  • Robshi: 10/03/2019 08:37

    Për salën që është presidenti parë që shkeli në shtëpinë e bardhe po flasim apo për atë që i erdhi bushi dhe i dha dorën në tiranë duke i thënë e gezofsh naton...spurdhjeqer

    Përgjigju
  • Brahokari: 10/03/2019 06:55

    Pse po flet sot ku braho nese ka ditur dhe ska folur esht fajtor sa sala

    Përgjigju
  • MASKA: 09/03/2019 20:48

    Vetem po te jesh injorant dhe i pa ditur e pa nje klase shkolle,edhe pa intervisten e z.Braho,po te kujtosh ngjarjet qe i kane ndodh Shqiperise dhe zhdukjen e shokeve te tij qe nga qeverisja e vitit 91 e kupton edhe bufi se kush eshte Sali Berisha,ne 97 e krijuar nga PD qe per pak shpertheu lufta civile ku Berisha donte te nenshtronte jugun qe nuk i bindej,te mos harrojme qe u mbushen varrezat plot me djem nanash dhe te vazhdosh ti shkosh perseri mbrapa Saliut them ne dore te zotit si tja u vesh emrin ketyre njerezve me kete nuk vleresoj Ramen aspak zero interes,por Berisha njelloj si Enver Hoxha qe eleminoi te gjithe shoket e vet.

    Përgjigju
  • Profesori nga Vlora: 09/03/2019 19:06

    https://shqiperiaebashkuar.al/?p=14540 Ne kete link eshte i gjithe info qe keni ne 'interviste'. Nuk jane fjale te dala nga goja e z.Braho por tekst i copetuar. Ka vite qe qarkullon ky info, nuk e di sa i sakte mund te jete. Nga nje veshtrim nga jashte duket qe stonon ne shume pjese.

    Përgjigju
  • Tata: 09/03/2019 17:26

    Te keqen e malpkut qe na ka mbi ne dere

    Përgjigju
  • Populli: 09/03/2019 17:10

    Perse merziteni keto dokumenta I ka FBI dhe se shpejti do te dalin me drite pastaj cdo te thote Salehu?

    Përgjigju
    • Popullli: 22/06/2020 09:55

      Jon mashtrime asnji akuz nuk osht e ver8. Sali Berishes ti hajn karin komunistat

  • dulja: 09/03/2019 16:27

    e shikoni kushe eshte saliu ,harrame i qofte cdo shqiptari qe i shkone prape keti pleres hyyy

    Përgjigju
  • shejtania me nje cizme: 09/03/2019 14:20

    Faktin se ky kriminel eshte dopjo apo trefish agjent e ka ditur dhe e di shume mire dhe me demek presidenti yne,sheiku i skraparit,qe xhvati dhe floririn e krrabes.Ai ka deklaruar ne parlamentin e vitit 1998,se bashku me Spartak Brahon,se Salih kerma eshte agjent.Kurse me vone,meqenese ky bandit me imunitet e shpetoi nga burgu per videon e 7 %-shit dhe nga te tjera ndoshta veprime te tij korruptive (dikur Saliu jo kot thoshte per liken -ai atje ne fund nuk eshte Ilir Meta,por eshte like floriri..." e ktheu pllaken dhe si nje njeri qe e kish ngrene dhe kapercyer lugen e corbes se prishur,familjarisht se bashku me vrromen e urryer me nje cizme,bejne lojen e Salihut spiun e agjent dhe kerkojne ti vene flaken ketij vendi,pervec grabitjes se pasurive e pronave te tij.Kjo eshte "demokracia" e shejtaneve te Tiranes.Dhe ne klete corbe,nuk eshte jashte dhe shvejku tavarish lyl,si ish misionar i UNMIK-ut,i cili spiunonte kuadrot e UCK-se etj etj dhe ka qene masha e Saliut dhe e UDB-se per shume pislleqe e vrasje ne kete vend!

    Përgjigju
  • jeton BAJG gjoleka: 09/03/2019 12:18

    O SHQIPTAR SHIKONI SE KUSH ËSHTË QENI MALOK SALHE ÇFAR KRIMINEL FUNDËRRIN I PA SKRUPULLT. NJERI MË TË POSHTËR E FAMILJE KLYSH QENASH ËSHT E GJITH KJO FAMILJE BASTARDËSH.PO SHYQYR QË EKZISTON AMERIKA. RROFT AMERIKA POSHT FAMILJA BASTARDE BERISHA FAMILJA E ZEZ STER.

    Përgjigju
  • xreport: 09/03/2019 11:09

    une e disha tani te gjith e dime, deri sa ta futeni ne burg keta si dogjen mandatet kan ikur ne hungari

    Përgjigju
  • Profesori: 09/03/2019 10:13

    Kjo nuk eshte interviste e S.Braho. Ky material,ekzakt ky material, ka qene qarkulluar vite me pare. Nuk e di sa i vertete eshte si material. Ajo qe nuk kuptoj eshte qe pse duhet te shitet si interviste kur thjesht ky material eshte copetuar dhe eshte vene si pergjigje e pyetjeve te Z. Braho. Ne rast se dikush ka info apo dosjen e plote le ta publikoj, deri tani duket ca si shume fantashkence. Nqs sigurimi do kishte info per S.B nuk besoj se do e kishte lene te arrinte deri te familja e diktatorit. Ju lutem nje ko tribut per paqen sociale, nqs keni fakte i publikoni. Ne te kundert me diversion jemi feed up with. Faleminderit paraprakisht per publikim e komentit! Profesori nga Vlora

    Përgjigju
  • Kosovari: 09/03/2019 09:17

    Perkunder zhdukjes te shume dokumenteve nga dosjet e Sigurimit,kane ngelur deshmi te mjfatueshme qe faktojne se, keta njerez,qe UDB kishte siguruar ne Sqhiperi,por Sigurimi nuk kishte siguruar per sherbim te vete, asnje nga pala serbe, keta te "elites" shqiptare, ishin ne sherbim te UDB dhe moren "detyra" te veprojne deri ne shkaterrim te shtetit shqiptar. sic po veprohet edhe sot.

    Përgjigju
    • Maks: 10/03/2019 12:46

      Un qe po shkruaj keto rreshta kam qen ushtar ne spitalin e burgut dhe me kujtohet qe doktor berisha hynte si ne shtepin e vet ne spital gjithashtu me kujtohet nje i burgosur kosovar qe mbahej ne burg si agjent i sherbimeve te huaja se kujt se dinim gjithashtu ky djali kosovar na fliste nga dritarja e burgut dhe e shante regjimin e asaj kohe dhe ne ate koh u hap fjala qe e kishin deportuar ne jugosllavi doja te thoja qe doktori ne ato vite ka qen sekretari i partis se spitaleve dhe mbahesh si njeriu me parimor dhe te gjith e kishin frik

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?