Armand Kocerri

Pjesë e grupit Habilaj, jepet dënimi i parë në Shqipëri për trafikun e drogës, 10 vite burg Koçerrit

29 Qershor 2020, 16:14| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 17:36

  • Share

TIRANE-Gjykata e Posaçme Kundwr Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 10 vite burg Armand Koçerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj.

Koçerri i vetmi në burg në Shqipëri për këtë dosje është i pari i dënuar. Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje. Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku përfitoi uljen e 1/3 së dënimit.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në banesën e Armand Koçerrit u sekuestruan 4 ton kanabis dhe një gomone.

Ndërsa pak ditë më parë apeli i gjykatës së posaçme vendosi rigjykim për procesin si pjesë e këtij grupi ku  ishte edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?