14 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë

Kronikë

Pjesë të grupit kriminal që trafikonin drogë në Greqi, publikohen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar! 2 janë shpallur në kërkim

14 Dhjetor 2020, 18:29| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 18:36

  • Share

Policia greke ka publikuar këtë të hënë identitetet dhe fotot e 19 anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal të cilët merreshin me trafikimin e drogës në vendin fqinj.

Sipas mediave greke, mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë 5 persona janë shpallur në kërkim të lidhur me këtë rrjet kriminal.

Mes të arrestuarve janë shqiptarët:

Viktorio Adrian Qytyku 26 vjeç
Elson Arben Hajredini 30 vjeç
Jorgaq Konstandin Careri 26 vjeç

Dhe në kërkim janë shqiptarët:

Thoma Kosta Papa 30 vjeç
Mateo Riza Ntapelli 21 vjeç

Grupi kriminal u godit më 27 nëntor ku u bë e mundur arrestimi i 14 personave, mes tyre 2 drejtues të nëngrupeve brenda këtij rrjeti.

Gjatë operacionit, grupit ju sekuestrua 10 kg marijuanë, 172 gram kokaine, 7 peshore, 2 pistoleta, 39.060 euro, 5 makina, 6 motorra dhe 36 celularë.

Kreu i nëngrupit të parë kishte bashkëpunim të drejtpërdrejtë me drejtuesin e të dytit, i cili e furnizonte atë me drogë, ose nga rajoni i Eksarkateve ose nga Shqipëria.

Nëngrupi i parë, i cili përbëhej nga 8 anëtarë duke përdorur një kompleks shkollor në Galatsi si bazë, trafikonte drogë në zonën e gjerë dhe në qendër të Athinës. Nëngrupi i dytë, me 6 anëtarë, duke përdorur si bazë Grove Filadelfia, trafikonte drogë në qendër të Athinës.

Për të mos rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me “klientët” për shkak të koronavirusit, ata e linin drogën në një pikë të shkollës dhe e vëzhgonin në distancë.

Shqiptarët e arrestuar

Shqiptarët e shpallur në kërkim

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?