Shefi i Komisariatit nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni, i arrestuar për sigurimin e kushteve për vrasje, është nipi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Dedan Gjoni është djali i vëllait të ish-gjyqtarit të hetuar për fshehje pasurie, që pati dhënë dorëheqjen, para se të dilte para vetingut.
Gjyqtari Gjoni është një figurë kontraverse e sistemit të drejtësisë i konsideruar si një nga gjyqtarët më të pasur në vend sipas vetë-deklarimeve të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave.
Ai u shortua për t'iu nënshtruar procesit të Vettingut në vitin 2018, ndërkohë që në tetor të të njëjtit vit ai mori leje prindërore 2-vjeçare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pas 27 viteve karrierë, Gjin Gjoni, një nga njerëzit më me influencë në drejtësisë shqiptare, i shumëpërfolur për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme, vendosi të largohej me urgjencë nga sistemi gjyqësor. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gjoni pretendonte se Vettingun po e kalojnë vetëm “shërbëtorët e politikës” dhe ata që “firmosin dhe vulosin pa menduar”.
Në atë kohë Gjoni prej 20 muajsh po verifikohej nga Komisioni i Vettingut për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, një kohë kjo shumë e gjatë në raport me kohëzgjatjen e gjyqtarëve të tjerë. Në këto rrethana, përballja e Gjin Gjonit me Komisionin e Vettingut, për t’u njohur me gjetjet e Verifikimit, ishte e pashmangshme, prandaj zgjodhi dorëheqjen.
Ndërkohë ai dhe bashkëshortja Elona Çaushi u kallëzuan nga ILDKPKI në vitin 2014 për mosdeklarim pasurie dhe konflikt interesi, por hetimet e prokurorisë së Elbasanit u pushuan pas një sërë vendimesh të gjykatave në të tre shkallët që fillimisht ndaluan zgjatjen e afateve dhe më pas vendosën se “fakti nuk ekzistonte” dhe se Gjoni e bashkëshortja nuk kishin “pasuri të padeklaruara dhe të pajustifikuara, apo burim të paligjshëm të financimit të tyre.”
Por në dosjen e referuar në prokurori, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi nuk justifikojnë deri në vitin 2014 një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. Deri më sot nuk ka një vendim të drejtësisë që të shprehet nëse pasuria e Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit është apo nuk është e ligjshme, por është e qartë tashmë se Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia në prag të përballjes së Vettingut, në fokus të të cilit është pikërisht verifikimi i pasurisë.
Një tjetër skandal ku është e përfshirë familja e ish gjyqtarit ka të bëjë me Duti Free. Bashkëshortja e Gjonit u përfshi në një betejë të paprecedentë, për të mbajtur me çdo kusht ambientit ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, jashtë vullnetit kompanisë koncesionare TIA dhe në kushtet kur kishte humbur tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i kishte mbaruar në 27 gusht 2019.
Pasuria e Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është një ndër gjyqtarët më të pasur të drejtësisë shqiptare, ndonëse kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2003, rezultonte i pastrehë. 9 vjet më pas, në vitin 2012, ka deklaruar bashkë me bashkëshorten Elona Çaushi, blerjen e një rezidence me vlerë 700 mijë euro si dhe një dyqan me vlerë 150 mijë euro. Në vitin 2010 kanë deklaruar makinë 62 000 euro. Në vitin 2011, deklarojnë blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 53 200 000 lekë ose rreth 500 mijë USD etj. Gjin Gjoni ka deklaruar se pasuria e tij buron nga bashkëshortja, Elona Çaushi, pasi është e pasur. Por, në vitin 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i kallëzoi penalisht Gjin Gjonin dhe Elona Çaushit, me pretendimin se deri në atë kohë ata nuk justifikonin një pasuri me vlerë 2.4 milionë euro, ndërsa i akuzoi për falsifikim dokumentesh, pastrim parash, mashtrim me pasurinë etj.
Karriera e Gjin Gjonit
Gjin Gjoni është arsimuar fillimisht në Universitetin Bujqësor i Tiranës. Gjin Gjoni ka deklaruar se ka bërë vetëm një vit shkollë të lartë për jurist, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4-vjet, gjithnjë nëse merr numrin e provimeve të domosdoshme. Në CV shkruan se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994. Pas ‘diplomimit’ për një vit, Gjin Gjoni kryen edhe një master në “E drejta e Biznesi Evropian”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 2010-2011. Edhe sot e kësaj dite, Gjin Gjoni nuk e ka sqaruar publikun se si ka mundësi që është ‘diplomuar’ për një vit. Mungesa e arsimimit të besueshëm nuk e ka penguar Gjin Gjonin të bëjë një karrierë në drejtësinë shqiptare.
Dhe rama esht djali nje personi qe ka firmos per varje, dhe balluku mbesa beqirit,,,,, ca domethen ti paragjykojm njerzit prej familjarve. Ai perfaqson veten si cdo kush tjeter dhe ti karrlo qe je italian sdo me Ghen qe je fashist si ducja
PërgjigjuJam dakort me ty qe mund te jet plere perderisa eshte i akuzuat per kto gjera Dhe te garantoj qe nuk jam as familjar as i njohur por thjesht mendoj qe gjithkussh duhet me marr ate qe meriton vete e te mos paragjykohet sic me paragjykove ti mua duke me quajtur familjar. Se skemi mendime te njejta sdo me thene me ofendu e paragjyku gjithsesi kshu i bie qe ti je familjar me nej pall kari qe sdi me llogjiku
ky eshte kokrra e plehres dhe kokrra e hajdutiti, ashtu si keta te tjeret qe permende me siper, bashke me nipin e tij, ti do jesh ndonje familjar i ktyre plehrave patjeter
Asnje ndryshim. Socialist,demokrate, lesheli e te gjithe politikanet tjere nje mu.. jane. A thu nuk kishte ndonji ma te paster se nipin e Gjinit me e ba shef komusariati. Rama = Berisha = Meta.
PërgjigjuÇfarë koiçidence, si vagonat e trenit kta gjakpirsat e Shqiptarve, spak vetem te ndjek vagonin e kriminelave dhe hajdutave dhe e ka shum të lehte të sekuestroje paratë e tua kthej Shqiptarve.
Përgjigju