Foto ilustruese

Kronikë

Pjesë e grupit të Astrit Avdylaj, ekstradohet nga Gjermania 49-vjeçari, trafikuan 2 ton kanabis në Itali në 2017

12 Korrik 2021, 08:42| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 09:08

  • Share

Petrit Sulejmani, pjesë e grupit ta Astrit Avdylajt, është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Sulejmani bashkëpunoi me grupin e Avdylajve në Shijak, për kalimin e 2 ton kanabis drejt Italisë në vitin 2017.

Grupi i trafikut të drogë su godit në vitin 2018, ndërsa Sulejmanit iu caktua masa e sigurisë 'arrest me burg' në mungesë, i akuzuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Më 21 tetor të 2018, në pranga ra edhe koka e grupit, Astrit Avdylaj dhe vëllezërit e tij, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?