Foto ilustruese

Fajde me 23% interes në javë/ Shkon në 13 numri i të arrestuarve në Shkodër...pranga 23-vjeçarit, 3 të tjerë ende në kërkim

20 Prill 2020, 09:24| Përditesimi: 20 Prill 2020, 10:05

  • Share

SHKODËR- Shkon në 13 numri i personave të arrestuar si pjesë e grupit që jepnin fajde në qytetin e Shkodër. Burime i thanë Shqiptarja.com se ka rënë në pranga Januz Alija, 23-vjeç ndaj të cilit rëndojnë 2 akuza për vepra penale; "Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim'' dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale'', ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 3 persona të tjerë. 

"Në vijim të operacionit “Maranaj”, të zhvilluar më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale ''Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim'' dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale'',  njofton policia 

Si funksiononte skema?
Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër (lexo këtu). 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Në total u arrestuan 13 persona, ndërsa 3 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës. Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. 12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan (6 i liroi Apeli më 3 prill) dhe tre të tjerë janë në kërkim.  Ish-prefekti Paulin Radovani ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta.

U sekuestruan
- 238 600 Euro CASH
- 272  400 dollare CASH
- 414 000 Lekë
- 510  Paund Britanik
- 20 automejte  transporti
- 1 revolver,
- 1 krëhër pistolete me fishekë
- 1 armë gjahu pa leje
- 5  kompjutera laptop
- 50 celualarë
- Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?