Tiranë- Një 33-vjeçar pjesë e grupit që shpërndante drogë lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
Deri më tani në kuadër të ëtij megaoperacioni janë vendosur në pranga 27-të persona, ndërsa në kërkim vijomnë të jenë edhe 6 të tjerë.
Kujtojmë se Report Tv mësoi përmes burimeve se grupet kriminale e shpërndanin dhe shisnin drogën në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut, Selitë dhe Shkollë të Bashkuar.
Në mesin e të arrestuarve ka banakierë dhe kamerierë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.
Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente

Pse nuk kapin peshkaqente e medhenj po merren me peshqit e vegjel?
Përgjigju