Kronikë

Pjesë e grupit që trafikonte lëndë narkotike nga Holanda në Itali, arrestohet në Tiranë 58-vjeçari

28 Prill 2019, 15:20| Përditesimi: 28 Prill 2019, 15:25

  • Share

Një 58-vjeçar me iniciale M. Xh., nga Tirana ka rënë në prangat e policisë dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se Gjykata e Napolit ka vendosur ndaj tij një masë sigurie 'Arrest me burg' pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2016, 58-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Holdanda drejt Italisë.

Policia njofton se veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?