Pjesë e grupit të Bajrave/ Ish-rekordmeni i mundjes Elis Guri dështon në tentativën e radhës për të dalë nga burgu

18 Shtator 2019, 12:35| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 12:50

  • Share

TIRANË- Elis Guri, ish-rekordmeni i mundjes në Shqipëri i arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër,ka humbur tentativën e radhës për të dalë nga qelia e burgut 313 në Tiranë.

Guri është arrestuar për akuzën e Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal, dhe prej disa muaj qëndron i izoluar në burg. Në muajin korrik 2019 ai ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ndryshimin e masës së së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, por kjo kërkesë është refuzuar nga gjyqtari i çështjes Fran Prendi. Emri i Elis Gurit ndodhet mes mes listës emërore të 27 personave të arrestuar gjatë operacionit “VOL-VO 4”. I riu nga Shkodra është një emër i njohur në botën e sportit të mundjes ku ka kulmuar me një medalje bronzi në Kampionatin Evropian.

Ai është vënë në pranga i akuzuar për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Pas vitit 2008, Elis Guri përfaqësoi Bullgarinë në mundje. Sipas dosjes hetimore të krimeve të rënda Astmer Bilali, ish-kampioni i boksit (i arrestuar në aksionin e shtatorit në Shkodër) bashkë me ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin tregti kanabisi, që sipas prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupi. Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur dhe në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se “kanë ardhur ata shokët”, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se “ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty”-duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xhelekun dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.

Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me grupin e Lezhës ku bënin pjesë Gjevi Ndoka, Danjan Ndoka dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Pas vitit 2008, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 19/09/2019 23:00

    Kapeni me njerzit kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?