Pjesë e grupit të ‘call center’ që hynte në llogaritë bankare të grekëve dhe u merrte paratë, arrestohet 30 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

27 Janar, 12:59| Përditesimi: 27 Janar, 13:08

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 30 vjeçarin Reval Hysenaj, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të ‘call center’ në Korçë që mashtronte shtetasit grekë duke u futur në llogaritë e tyre bankare dhe duke u marrë të gjithë shumat e parave që kishin.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Dalip Topi” në Tiranë ku gjatë kontrollit të bërë iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis. I riu rezulton të jetë arrestuar edhe në 2020-ën nga policia si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali dhe Shqipëri. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?