Jonida Babameto

I dha informacione grupit kriminal për planin për vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO konfirmon ‘masën detyrim paraqitjeje’ për oficeren e drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto

24 Nëntor 2023, 16:20| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 16:45

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka konfirmuar masën detyrim paraqitjeje për oficeren e drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto, e cila doli në përgjimet e SKY ECC, që çuan në pranga Erzen Breçanin, ndërsa në kërkim është djali i tij, Ervin Mata dhe 4 të tjerë.

Jonida Babameto duhet të paraqitet në policinë gjyqësore pranë SPAK, të enjten e fundit të çdo muaji në orën 13.00. Po ashtu, Babametos i ndalohet të dalë jashtë territorit shqiptar.

Oficerja e drejtorisë së Kufirit ka dalë në përgjimet e SKY ECC, ku dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacione nga sistemi Bujar Germizit, Besmir Mustafit dhe shefit të Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar vrasjen e dy vëllezërve në Britaninë e Madhe. Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nelën, nga Kukësi, dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

Njoftimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 24.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim J.B. të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 379 dhe 384 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë  24.11.2023, ndër të tjera vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale të dhënë ndaj personit nën hetim J.B. me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të këtyre masave.

Urdhërohet personi nën hetim J.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit për personi nën hetim J. B.

Urdhërohet personi nën hetim J.B. të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 24/11/2023 21:44

    ca bohet kshu me kta t fusin n burg per i shishe birr n timon ajo jep informacione per vrasje dhe vetem detyrim paraqitje,, ky esht kulmi drejtesi e vdekur e sapo lindur dhe e vdekur direkt jan te gjith banda nuk meritojn europ.

    Përgjigju
  • Turp: 24/11/2023 17:10

    Ne burg kjo monster qe shiti shpirtin per ca lek me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?