Lihen në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 3 të arrestuarit e fundit në kuadër të dosjes “Flakë në det”.
Gjatë seancës së 2 majit 2024 në GJKKO, tre të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklaklarime dhe se do të flasin në një moment të dytë.
Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën. Më 30 prill 2024 në pranga përfunduan Alket Deda, Ksenofon Bodo e Selami Lushkaj.
Operacioni “Flakë në det” i ndërmarrë vitin e kaluar, 15 gusht 2023, më herët ka çuar në pranga dhe një Komisar të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili akuzohej se bashkëpunonte me të ashtuquajturin 'baronin e drogës', Gëzim Çelën dhe anëtarë të tjerë të grupit me bazë në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Ndaj tyre rëndon akuza “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal"