Gjykata e Posaçme ka urdhëruar një ditë më parë (9 prill) lirimin e Idriz Manej, i përmendur nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani mes emrave të grupit të Laert Haxhiut.
Ata akuzohen se vranë Fridman Xhaferrin, trupin e të cilit më pas e zhdukën duke e hedhur nërezervuarin e Gjançit në Korçë.
Manej iu drejtua Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” që kishte caktuar me vendimin e 1 tetorit 2023 Gjykata e Elbasanit për këtë ngjarje dhe përpara se krimet e grupit të Leart Haxhiut t’i kalonin për kompetence Prokurorisë së Posaçme që zbërthej përmes të penduarit Tafani një seri ngjarjesh.
Njoftimi i plotë:
1. Kërkuesi, i pandehuri Idriz Manej me datë 08.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, e caktuar ndaj të pandehurit Idriz Manej me vendimin nr. 690, dt. 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Elsa Ulliri, bazuar në nenet 112 dhe 264/3 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 214, datë 09.04.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Idriz Manej.
2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg”, e caktuar ndaj të pandehurit Idriz Manej me vendimin nr. 690, dt. 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se gjysma e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Idriz Manej nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.
4. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 09.04.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Komente
