Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

Kronikë

Lidhjet me grupin e Suel Çelës, lirohet ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu! GJKKO: I rrezikohet jeta për shkak të sëmundjeve që vuan

19 Shtator, 12:35| Përditesimi: 19 Shtator, 13:59

  • Share

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fethau, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi që Pajtime Fetahu të lirohet menjëherë nga qelitë dhe të kalojë nën masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’. Ekspertët mjeko ligjor, konkluduan që vazhdimi i paraburgimit, ish-gjyqtares i rrezikon jetën për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuan.

“Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Pajtime Fetah me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. ”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Ndërsa në njoftim theksohet se ky vendim hynë në fuqi menjëherë dhe gjyqtarja Pajtime Fetahu urdhërohet që të mos largohet nga banesa. Kujtojmë që një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.

Pajtime Fetahu ndodhej në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024 në kuadër të një urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan. Fetahu akuzohet se ka favorizuar dhe ka pasur komunikime me Suel Çelën, të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.

Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.

Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bimi: 19/09/2025 14:33

    Koha tregon gjithcka. I rrezikohet jeta ne paraburgim nga semundjet, pse?Mjek ka, spitale ka, kujdes shendetsor ka. Pse duhet te shkoje ne shtepi, apo ashtu jane instruksionet e Sara Miles?

    Përgjigju
  • Spak-kak: 19/09/2025 13:27

    Ja pra kjo eshte drejtesia e ketyre, e nxorri se jane te lyer koke e kembe shume

    Përgjigju
  • Coni: 19/09/2025 12:42

    Opo jepini nxirreni te pafajshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?