Mbretëresha Elizabeth II dhe makina 'Jaguar X-Type'

'Pjesë e historisë mbretërore', shitet në një ankand për 43 mijë paund njëra prej makinave që përdorte Elizabeth II

29 Nëntor 2022, 14:58| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 15:03

  • Share

Një makinë e llojit “Jaguar X-Type” që i përkiste Mbretëreshës Elizabeth II është shitur për 43,000 paund pasi doli në ankand.

Mbretëresha Elizabeth, e cila vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, favorizoi makinën “Land Rover Defender”, si mjetin e saj kryesore, ajo mendohet se e ka konsideruar Jaguar-in e saj si të dytën më të preferuar dhe shpesh është fotografuar duke lëvizur me atë rreth “Windsor Estate”.

Ankandi i zhvilluan nga “Historics Auctioneers” u zhvillua në ndërtesën Mercedes World në Wembridge, Angli.

Drejtuesi i ankandit, James Good tha për “Daily Telegraph” se makina është unike.

“Ishte emocionuese të ofrosh makinën e Mbretëreshës Elizabeth për shitje. Ne jemi të emocionuar, gjithashtu jam i sigurt se edhe pronari i ri. Është një makinë shumë e koleksionueshme… Është krejtësisht unike”.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?