20 persona janë arrestuar falë një operacioni ndërkombëtar droge të shtrirë në disa shtete, ndërsa në Shqipëri është shkatërruar karteli i parë i kokainës Kompania Bello, duke arrestuar 5 persona disa qytete. Kjo kompani ka bërë trafik droge nga Amerika e jugut ndërsa janë kapur 4 tonë kokainë,e 5.5 mln euro.
Gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë është shkatërruar karteli i parë shqiptar i drogës.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar "LOS BLANCOS", ishte shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, ku u arrestuan 20 persona.
Janë arrestuar 5 të kërkuar në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, me qëllim ekstradimi, konkretisht:
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 35 vjeçari Gentjan Manaj, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 27 vjeçari Elvis Jaupaj dhe 31 vjeçari Jorin Llambo, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 33 vjeçari Rexhino Ibrahimi pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.
Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 40 vjeçari Vladimir Lesaj, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.
Nga hetimet ka rezultuar se një shqiptar drejtonte një kompani të quajtur "KOMPANIA BELLO", që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.
Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.
Lajmi kryesor: