Pjesë e koalicionit të Bashës, kush është Mustafa Lici që dikur i drejtonte gishtin Voltana Ademit! I pari që sfidoi OFL-në, refuzoi të deklarojë pasurinë e të birit (VIDEO)

24 Shkurt 2021, 17:17| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 17:53

  • Share

Partia Demokratik ka finalizuar ditën e sotme krijimin e koalicionit opozitar, të cilin e ka pagëzuar me emrin 'Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim'.

Ndër partitë surprizë që do të jenë në koalicion me PD-në është edhe Partia e Mendimit të Djathtë Liberal, e cila drejtohet nga Mustafa Lici, një emër ky i dëgjuar në rrethin e demokratëve të Shkodrës, ish-anëtar i këshilltar në bashki.

Madje Mustafa Lici është përplasur ashpër edhe me kryebashkiaken e PD-së Voltana Ademin, të cilën e kërcënoi me tone kërcënuese gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak duke i drejtuar gishtin në fytyrë.

 "Ti kërkon me u prish me ne? Me ne kërkon me na bo dhunë? Të jesh më e kujdesshme me ne, kush je ti?...Dhunon këshilltarët...Jo ti po zoti nuk ma ndalon fjalën mua. Edhe ki kujdes me Mustafa Licin"- i drejtohej Mustafa Lisi kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi gjatë një mbledhje të shtatorit të vitit 2017.

1614183588_lici.jpg

Po ashtu emri i tij u lakua sërish, pasi Mustafa Lici, doli publikisht dhe foli në emër të djalit të tij, i cili është në kërkim nga policia, Ibrahim Licit, se refuzon që t'i përgjigjet Operacionit Forca e Ligjit për të vetëdeklaruar pasurinë.

Sipas Mustafa Licit, djali i tij, Ibrahim Lici nuk është subjekt i OFL-së, me argumentin se ai nuk është person në hetim.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali, sipas policisë së Shkodrës.


Lajmi kryesor:

Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos në minutat e fundit, dorëzohet në KQZ! Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë! Zbardhet marrëveshja mes PD dhe 12 aleatëve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?