Bodybuilderi më i shkurtër në botë dhe gruaja e tij

Pjesë e librit të rekordeve 'Guinness', bodybuilderi më i shkurtër në botë martohet me vajzën e ëndrrave

17 Mars 2023, 19:02| Përditesimi: 17 Mars 2023, 19:16

  • Share

Bodybuilderi më i shkurtër në botë, i cili është vetëm 102 cm është martuar me partneren e tij, e cila është 127 cm e gjatë.

Pratik Vittal Mohite, 28 vjeç, nga Raigad, Maharashtra e Indisë qendrore, lindi me paaftësinë e tij dhe luftoi gjatë gjithë jetës së tij për t'u përshtatur dhe ishte skeptik se do të ishte në gjendje të gjente dikë për të ndarë jetën e tij.

Katër vjet më parë ai takoi Jayaa, 22 vjeç, pasi familjet e tyre kërkuan dikë që të përputhej me madhësinë e njëri-tjetrit.

Por në atë kohë Pratik, një tifoz i kriketit, nuk ishte gati të martohej.

Ai u shpreh se pavarësisht se 22 vjeçarja dukej e impresionuar nga fiziku i tij, nuk ishte i gatshëm të martohej për shkak se i duhej një punë më e mirë për t’i dhënë asaj një jetë më të mirë.

“Më pëlqeu Jayaa në momentin që e pashë dhe mendoj se ajo më pëlqeu mua, ajo dukej e impresionuar nga fiziku im, por unë nuk mund ta siguroja atë. Doja të gjeja një punë të mirë, të bëja mirë si bodybuilder dhe të sigurohesha që mund t'i jepja një jetë të mirë”- u shpreh bodybuilderi.

Që atëherë, Pratik ka punuar shumë, ka vendosur që lartësia e tij nuk do të ndikojë në jetën e tij. Tashmë ai ka arritur famë botërore, duke hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinness si 'bodybuilderi më i shkurtër konkurrues në botë'.

Ai ka konkurruar në mbi 50 gara dhe tani punon si trajner personal duke e ndarë kohën e tij në dy palestra të ndryshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?