Mario Mitaj

Pjesë e listës dhe Mario Mitaj, BBC artikull për 24 lojtarët që pritet të 'shkëlqejnë' në Euro 2024

14 Qershor, 16:04| Përditesimi: 14 Qershor, 21:36

  • Share

Euro 2024 nis sot me ndeshjen hapëse ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë në orën 21:00. Një orë përpara, në "Allianz Arena" të Munichut do zhvillohet cermonia hapëse, teksa më pas vëmendja do jetë në fushë.

Pjesë e finaleve në Grupin B është edhe Shqipëria, e cila e nis nesër në orën 21:00 kundër Italisë në Dortmund. Tanimë fokusi është edhe në fushë, me BBC që i ka kushtuar një artikull të veçantë 24 lojtarëve që pritet të shkëlqejnë. Mes tyre është edhe Mario Mitaj, anësori i mbrojtjes kuqezi.

“Pas largimit të tij nga AEK Athinë, Mitaj ka pasur dy sezone shumë premtuese me Lokomotiv Moskën, në Premierligën ruse. Juventusi raportohet të jetë shumë i interesuar dhe ai pritet të fillojë ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund”, shkruan BBC për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

LISTA E PLOTË:

Martin Baturina (Kroaci, Dinamo Zagreb)

Uarren Zaire-Emeri (Francë, PSG)

Benzhamin Sheshko (Sloveni, Lajpcig))

Brian Brobei (Holandë, Ajaks)

Florian Virtc (Gjermani, Bajer Leverkusen)

Xhiorxhi Mamardashili (Gjeorgji, Valencia)

Xhohan Bakajoko (Belgjikë, PSV Eindhoven)

Xheorxhi Sudakov (Ukrainë, Shahtjor Donjetck)

Xhamal Musiala (Gjermani, Bajern Mynih)

Zhoao Neves (Portugali, Benfika)

Strahinja Pavloviç (Serbi, Salcburg)

Leopold Kurfeld (Austri, Rapid Viena)

Arda Gyler (Turqi, Real Madrid)

Xavi Simons (Holandë, PSG)

Zeni Debast (Belgjikë, Anderleht/Sporting)

Mario Mitaj (Shqipëri, Lokomotiva e Moskës)

Vladyslav Vanat (Ukrainë, Dinamo Kiev)

Zheremi Frimpong (Holandë, Bajer Leverkusen)

Matej Xhurasek (Republika Çeke, Slavia Pragë)

Morten Hjulman (Danimarkë, Sporting)

Kenan Jilldëz (Turqi, Juventus)

Lazar Samarxhiç (Serbi, Udineze)

Adam Obert (Sllovaki, Kaljari)

Zan Vipotnik (Slloveni, Bërdauk)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?