Foto Ilustruese

Kronikë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në Itali, arrestohet 24-vjeçari shqiptar (EMRI)

12 Shkurt, 13:23| Përditesimi: 12 Shkurt, 13:55

  • Share

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ishte në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal për trafik droge në Itali.

Sipas njoftimit të bluve i riu është identifikuar si Klinder Luka, ndaj të cilit gjykata e Venecias kishte lëshuar urdhër arresti.

"Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian", thuhet në njoftimin e policisë.

24-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, në Itali, u prangosën 10 persona.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?