Foto ilustruese

Kronikë

Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 160 kg kanabis drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar (EMRI)

24 Gusht, 10:51| Përditesimi: 24 Gusht, 11:18

  • Share

Ekstradohet nga Belgjika Edson Jozëik alias Edson Pjetri, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me datë 15 maj 2024, GJKKO kishte dhënë  masën e sigurisë arrest në burg për dtrafik lëndësh narkotike, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky person së bashku me të tjerë, kanë trafikuar gjatë periudhës qershor-nëntor 2020 rreth 160 kg kanabis nga Shqipëria në Malin e Zi me destinacion vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.  

Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.   
 
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?