Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës , 41 vjeçari arrestohet në Kamëz! Do ekstradohet drejt Italise (EMRI)

18 Shkurt, 09:46| Përditesimi: 18 Shkurt, 17:13

  • Share

TIRANË- Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

Në pranga ka rënë Pëllumb Suçi, banues në Kamëz. Ndaj tij gjykata e Perugias në vitin 2023 ka caktuar masën e arrestit me burg për veprën penale "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, 41 vjeçari në bashkëpunim  me disa persona të tjerë  krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?