Kronikë

SPAK kërkon konfiskim e pasurive dhe llogarive bankare të Bledar Seferit, i dënuar në Itali! Bashkëpunëtor i 'kokës' së drogës në Bari, Giovanni di Cosimo

15 Qershor 2021, 10:30| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 15:40

  • Share

SPAK  ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsioni konfiskimin e pasurisë së Bledar Seferi (alias Hakorja), i dënuar në Itali për trafik drogë dhe bashkëpunëtor i italianit Giovanni di Cosimo, kreu i një grupi kriminal dhe trafikut të drogës në Bari. Kërkesa është firmosur nga prokurori Vladimir Mara.

Më herët SPAK ka sekuestruar pasuritë e Seferit, ndërsa sot kërkon nga Gjykata e Posaçme konfiskimin e tyre pasi ka prova se këto pasuri janë vënë përmes aktivitet kriminal. Hetimet ndaj Seferit janë bërë në kuadër të ligjit anti-mafia, që ka fuqi prapavepruese.

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.", thuhet në njoftimin e SPAK

Në pasuritë e Bledar Seferit që kërkohet konfiskim janë fabrika e plastikës në Shijak, 'REY PLASTICA', 5 makina dhe 2 llogaritë bankare me 3.1 mln lekë dhe 21 mijë €,  prona truall dhe një ullishte. Mafiozi italian nga Bari, Giovanni Di Casimo është proceduar nga drejtësia italiane për trafik droge, rrëmbim persona dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, i arrestuar në Durrës nga forcat RENEA në banesën e tij. Giovanni Di Cosimo sapo ka parë forcat e policisë, ka hapur dritaren dhe ka hedhur një pako me kanabis. Pas peshimit të drogës rezultoi se ishte 367.5 gram hashash. Në muajin Mars 2019, gjykata e Durrësit ka miratuar ekstradimin e tij në Itali

Pasuritë e sekuestruara

1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008

5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Ora 14:25
Zbardhen të dhëna nga dosja/ Bledar Seferi udhëtime në Brazil e Kolumbi me pasaportë false italiane, i dënuar me 5 vite në Verona

1610104400_1608386400spaku.jpg

Nga dosja penale e siguruar nga Report Tv del se Bledar Seferi kanë qenë disa vite aktiv në tregtinë ndërkombëtare të Drogës. Me identitete të ndryshme udhëtonte konkretisht në Amerikën e Jugut. Në dosje thuhet se me një pasaportë italiane të falsifikuar Seferi ka udhëtuar disa herë në Brazil dhe në Kolumbi në periduhën dhjetor 2015-dhjetor 2017.

Me emrin Bledar Hakorja, Seferi është dënuar më 17 qershor 2010 nga Gjykata e Veronës me 5 vite burg dhe gjobë 26 mijë euro.

Bledar Seferi ka pasur aktivitet kriminal në disa vende të Evropës, si në Holandë, Belgjikë etj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?